Tiranë/ U aksidentua duke i ikur policisë dhe u palgos bashkë me shokun, arrestohet 22-vjeçarja
Është arrestuar një 22-vjeçare në Tiranë. E reja u kap pasi dje duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe patentë u aksidentua teksa i ikte policisë.
Shtetasja në fjalë me inicialet S. D., 22 vjeçe, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka vijuar drejtimin e mjetit, teksa në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e lënduar vetë ajo dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. Q., 25 vjeç.
Njoftimi i policisë:
S. D., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi me datë 27.05.2023, rreth orës 23:50, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. 22-vjeçarja nuk i është bindur urdhrave të shërbimeve të Policisë për të ndaluar por ka vazhduar lëvizjen dhe në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. Q., 25 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



