E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë,arrestohet i shumëkërkuari i dënuar me 10 vite burg
Lajme

Tiranë,arrestohet i shumëkërkuari i dënuar me 10 vite burg

Një 65-vjeçar i dënuar me 10 vite burg për mashtrim dhe falsifikim, ka rënë në prangat e policisë, pas lokalizimit të tij nëpërmjet informacioneve të marra në rrugë operative.

Mësohet se i arrestuari është Musa Rama, 65 vjeç, banues në Tiranë, i cili është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 10 vjet burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave”.

“Tiranë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim, për disa vepra penale.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, kanë intensifikuar kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Si rezultat i kontrolleve, në rrugën “Arkitekt Kasemi”, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi:

Musa Rama, 65 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave”.

Operacioni “Sundimi i ligjit” vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.