E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Titulli  për Realin bëhet formalitet pas arratisë në +10
Publik News

Titulli për Realin bëhet formalitet pas arratisë në +10

Kualifikimi në Ligën e Kampioneve mund t’ia kishte hequr pak vëmendjen e Real Madrid në rrugëtimin e tij në kampionat. Por skuadra e Ançelotit ka treguar sot edhe përballë Majorkës se është e përqendruar për të siguruar sa më parë pikët që i nevojiten për të vënë duart mbi titullin në La Liga.

1

Ekipi madrilen ndjeu pak lodhjen e Ligës së Kampioneve dhe iu desh që të zgjidhte sfidën në pjesën e dytë. Benzema krijoi dhe Vinicius gjeti golin e avantazhit në fraksionin e dytë të lojës ndaj skuadrës pjesë e të cilës është edhe Vedat Muriqi. Më pas, ishte francezi i cili tundi dy herë rrjetën, duke vulosur suksesin 3-0 të Realit.

Kjo bëri që Reali të shkëputej 10 pikë nga ndjekësi më i afërt në renditje, Sevilja, duke siguruar një diferencë të thellë që i lë pak shpresë atyre që synojnë ta rivalizojnë në javët e mbetura të La Liga dhe mund të mendojë më qetësisht për Ligën e Kampioneve ku suksesi me PSG e ka kthyer në pretendent.

2

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.