E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Titulli: Tallje trapi me njerëzit
OP-ED

Titulli: Tallje trapi me njerëzit

Regjia: Edvin Polanski, Lulzim Tarantino

Klodian Tomorri

Eshtë një qytetar i zakonshëm që për nga numri i casteve po ja fut dhe Denzel Washingtonit.

Para ca ditësh luajti në një skene të Bashës. Këtë e kishin hequr nga ndihma ekonomike dhe i vajti Basha te shtepia. Pasi bëri denoncimet e rastit se qeveria po u heq bukën e gojës të varfërve etj, zhvilloi dhe një dialog me këtë ku Basha e pyeste kë kërkuar punë dhe ky u pergjigj: po, kam kërkuar por ska. Ja se si i ka lënë qeveria të varfrit- tha Basha. Krejt spontanisht e gjitha kjo para kamerës.

Një javë më vonë e kontaktoi Rama. Prapë krejt spontanisht ky qytetari ku kishte qenë Basha, u filmia duke vajtur në zyrën e punës. Atje e priti një punonjëse shumë e sjellshme, e cila i tha ik tek filan kompani ndërtimi. Vajti ky dhe filloi punë. Ja si i gjejmë punë njerëzve ne. Ky është ndryshimi mes nesh dhe atyre tha Rama duke ju referuar PD.

Madje qytetari dha dhe një interviste ku thoshte që gjeta punë. E gjitha kjo e xhiruar krejt spontanish.

Dmth i bëri dy role si protagonist ky, kandidat zyrtar per emmy vitin tjetër.

Këta luajnë teatër dhe tallin zogun me njerëzit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.