Tjetër goditje ndaj “Ekobarit të Shqipërisë”
Shqiptari i arrestuar në Turqi për drogë, i njohur ndryshe si “Eskobari i Shqipërisë”, Met Kanani ka pësuar sot një tjetër “goditje” nga policia.
Një magazinë me drogë është zbuluar në Stamboll, ndërsa në pranga u vunë edhe dy bashkëpunëtorë të tij.
Kanani, u arrestua pak ditë më parë pas një aksioni të antidrogës në qytetin e Bodrumit.
Magazina që përdorej për mbjelljen e kanabisit është zbuluar nga policia në Stamboll, ndërsa u gjetën të mbjella 218 rrënjë kanabis.
Përveç drogës u sekuestruan edhe 6 çadra, 3 ngrohje, 3 ventilatorë, 2 peshore dhe instrumente për matjen e temperaturës.

Met Kanani me orgjinë nga Memaliaj drejtonte rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Turiqisë, por edhe trafikun e heroinës nga Afganistani.
Ai fshihej prej vitesh në Turqi, por ai ka edhe një biznes në qytetin e Fierit.
Për mediat në Turqi ai është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-së 1.6 ton kanabis nga Greqia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



