E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tjetër grabitje në Durrës, merren 2 mln lekë nga pika e këmbit valutor
Lajme

Tjetër grabitje në Durrës, merren 2 mln lekë nga pika e këmbit valutor

Në Sukth të Durrësit, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është vjedhur një pikë Wester Unioni.

Autorët fillimisht kanë ndërprerë energjinë elektrike në zonë dhe më pas kanë shpërthyer derën e lokalit.

Pasi kanë marrë kasafortën janë larguar nga vendi i ngjarjes. Brenda në kasafortë gjendeshin rreth 2 milionë lekë të vjetra.Dyshohet se autorët janë një grup që vepron në atë zonë pasi kanë ndodhur disa vjedhje në harkun kohor të një muaji të kryera me të njëjtin skenar.

Një javë më parë u vodh një kompani në autostradën Durrës-Tiranë në të njëjtën mënyrë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer procedurat e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.