Tjetër rast abuzimi me ndihmën ekonomike
Kryeministri Edi Rama ka treguar sot një tjetër rast të përfitimit nga skema ekonomike të një familje në Urën Vajgurore.
Duke e ilustruar me foto nga banesat e dy familjeve, duket qarte abuzimi që është bërë në kurriz të njërës që jetesën e siguron me vështirësi ndërsa familja tjetër ndihmën ekomomike e kishte thjesht një bonus të fillim të çdo muaj.
“Lart, shtëpia e D.A në Urën Vajgurore që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe poshtë shtëpia e A.Xh po në Urën Vajgurore që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, D.A është përjashtuar dhe A.Xh është përfshirë në skemë”, ka shkruar Rama.
Më tej, ai ka sqaruar se fotot tregojnë qartë se cila nga këto dy familje është më në nevojë.
Sakaq, sipas kryeministrit të vendit, aktualisht po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike. Gjithashtu, Rama ka thënë se bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare. /Gazeta Express

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



