Tjetër zyrtari i i PS kapet me kokainë
Egert Vargu është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe zyrtari i radhës i Partisë Socialiste i arrestuar për çështje kokaine.
Lista e zyrtarëve socialistë të lidhur me drogën dhe krimin sa vjen dhe shtohet. Një tjetër zyrtar i Rilindjes është arrestuar për trafikim kokaine. Pas arrestimit në Itali të ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku, ka rënë në pranga dhe një zyrtar tjetër i kryeministrit Edi Rama.
Nuk është herë e parë që zyrtarë socialistë bien në pranga për trafikim narkotikësh,sa duket që ashtu siç kanë pushtetin në qeverisje, kanë edhe pushtetin në trafikimin e drogës.
Egert Vargu është këshilltar bashkiak në Bashkinë e Tiranës, nën logon e PS-së. Vargu ishte njëri prej këshilltarëve që votoi për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Angazhimi i tij në Partinë Socialiste është i hershëm. Që nga viti 2017 e deri më sot ai është koordinator i përgjithshëm elektoral te njësia 8. Nga shtatori 2015 deri në mars 2016, ai ka punuar në KESH, si shef sektori për blerjen e energjisë. Nga 2016-2018 ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave vendore, si shef sektori për kontroll dhe verifikim në terren. Nga 2018 e në vazhdim ka punuar në Inspektoriatin Shtetëror Teknik Industrial, si shef sektori, për inspektim dhe verifikim të pajisjeve me presion.
Mbrëmjen e së mërkurës, në Portin e Durrësit, u sekuestruan 45.5 kg kokainë në një kontejner që vinte nga Brazili.
Vargu është shprehur para hetuesve se puna e tij është të bëjë procedura zhdoganimi, ndërsa ka theksuar se nuk merret me kontrollin e kontejnerëve.
“Nuk është puna ime. Puna ime është të merrem me dokumentacionin.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



