E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tjetërsuan  68 mijë metra katrorë tokë shtetërore kryesisht në zonën turistike gjiri i Lalzit dhe Kepi i Rodonit
Publik News

Tjetërsuan 68 mijë metra katrorë tokë shtetërore kryesisht në zonën turistike gjiri i Lalzit dhe Kepi i Rodonit

Ka nisur në gjykatën e  Durrësit vlerësimi i masave të sigurisë  për 18 të arrestuarit për tjetërsimin e 68 mijë metra katrorë tokë shtetërore kryesisht në zonën turistike gjiri i Lalzit dhe Kepi i Rodonit.

21

Mes të arrestuarve janë  ish-drejtuesit e hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj, Etleva Nova, Ardian Kona, ish-kryetari i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi, si dhe ish-kryetar e anëtarë të komisionit të ndarjes së tokave në Bizë, juristë të hipotekës, hartografë e topografë.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, kryer në bashkëpunim”.

Nga hetimet ka rezultuar se përgjatë 5 viteve , nga viti 2013 e në vazhdim personat nën hetim kanë bashkëpunuar për të tjetërsuar tokën shtet përkundrejt përfitimit të vlerave të ndryshme monetare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.