E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tmerr në familjen shqiptare: Babai i kërcënohet me thikë të birit 17-vjeçar para së bijës së mitur
Lajme

Tmerr në familjen shqiptare: Babai i kërcënohet me thikë të birit 17-vjeçar para së bijës së mitur

Mbrëmje tmerri për një familje shqiptare në Montelupo Fiorentino të Italisë. Babai kishte marrë thikë dhe kërcënonte të vriste djalin e tij 17-vjeçar. Sipas mediave italiane, 35-vjeçari ishte në gjendje të dehur. E gjithë skena ndodhi në sy të vajzës së vogël të familjes. Shqiptari kërcënonte edhe bashkëshorten e tij, të cilën e goditi me celular në kokë, përcjell klan.tv. Kanë qenë vet anëtarët e familjes që lajmëruan policinë.

Karabinierët arrestuan shqiptarin të akuzuar për dhunë në familje. Autoritetet thonë se familjarët ishin të tronditur psikologjikisht. Ata i thanë policisë se veprimet e 35-vjeçarit nuk ishin sporadike, por rast i përsëritur. Ai kishte ushtruar dhunë ãzike e psikologjike edhe më parë ndaj anëtarëve të familjes. Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk pësoi lëndime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.