E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tmerr në familjen shqiptare në Greqi, babai përdhunon të bijën e mitur
Publik News

Tmerr në familjen shqiptare në Greqi, babai përdhunon të bijën e mitur

Babai përdhunon vajzën 7-vjeçare. Një 36-vjeçar shqiptar, ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 7 vjeçe. Sipas gazetës greke “Zougla” mësohet se ngjarja e rëndë u regjistrua në Salaminë të Greqisë.

Ka qenë nëna e vogëlushes ajo që ka parë se e bija kishte hemorragji në organet gjenitale.

Në këto kushte dhe tepër e trembur se çfarë mund të kishte ndodhur me vajzën edërgoi atë me urgjencë në spitali, ku pas kontrollit mjekësor rezultoi se, me vajzën të ishte abuzuar seksualisht, për rrjedhojë kishte edhe hemoragji.

Sipas mediave greke mësohet se drejtori i klinikës së Kirurgjisë pedriatike të spitalit, ka qenë ai që ka zbuluar se përdhunuesi i 7-vjeçares ishte vetë babai i vajzës. Pas kësaj ai bëri edhe denoncimin në polici.

Tashmë shqiptari 36 vjeç, që jetonte prej vitesh në Greqi sëbashku me familjen, është arrestuar nga policia dhe ndodhet në paraburgimin e Tripolit.

Ndërkohë që vogëlushja 7 – vjeçare ndodhet në spital, ku përveç ndihmës mjekësore po merr edhe trajtim psikologjik bashkë me nënën e saj, për shkak të traumës së përjetuar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.