E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tmerri në apartamentin e ‘besimtareve’, si e fshehu nëna 12 muaj vajzën e vdekur
Publik News

Tmerri në apartamentin e ‘besimtareve’, si e fshehu nëna 12 muaj vajzën e vdekur

Jo ditë e javë, por muaj të tërë pa u ushqyer. Ky dyshohet të kenë qenë shkaku i ngjarjes horror që u zbulua pasditen e së enjtes në Tiranë, ku nënë e bijë u gjetën të vdekura, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë.

 

 

Anisa Josifi, 31 vjeç, që u gjet gjysmë e dekompozuar në një prej dhomave të shtëpisë, e mbështjellë me çarçaf, batanije e jorgan në një krevat, mund të ketë vdekur prej në një harku kohor që, sipas mjekëve ligjorë, është nga 6 deri në 12 muaj.

Ndërsa nëna e saj, Zhaneta Josifi, 54 vjeçe, sipas ekspertëve kishte 2-3 ditë e vdekur.

Vajza tjetër, Blerta, që ende nuk ka mbushur 33 vjeçe, duket se e kishte nisur më vonë “agjërimin”, ose i ka mbijetuar më gjatë mosushqyerjes, pasi u gjet nga Policia në gjendje të rëndë.

Ajo tashmë po mbahet në terapi intensive dhe gjendja e saj duket e stabilizuar.

Në shënimet e gjetura në shtëpi, të sekuestruara tashmë nga grupi hetimor, duket se “agjërimi” i tejzgjatur ka qenë i qëllimshëm, në mënyrë që ato të vdisnin dhe më pas të ringjalleshin.

Sigurisht që kjo nuk mund të ndodhte, ashtu siç rezultoi me Anisën, që mbahej e vdekur prej muajsh në shtëpi, duke u lyer me vajra e uthull nga nëna e motra, por tashmë është në morg.

LAJMERIMI

Policia e Tiranës është lajmëruar pasditen e së enjtes nga shtetasi Selman F., se motra e tij që banonte në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në Kombinat, nuk po i përgjigjej në telefon dhe nuk po i hapte derën e banesës.

Ai është pyetur për adresën e saktë dhe drejt tij janë nisur menjëherë shërbimet e Komisariatit Nr.6. Pasi kanë provuar të gjitha format për të hapur derën e apartamentit në katin e tretë të pallatit, shërbimet e Policisë kanë lajmëruar zjarrfikëset, pasi ishte e pamundur që të futeshin brenda.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe një automjet zjarrfikës dhe me ndihmën e tyre është arritur të depërtohej në apartament nëpërmjet dritares. Personi që lajmëroi Policinë, është vëllai i kryefamiljares, 54-vjeçares Zhaneta Josifi, e cila u gjet e vdekur. Gjithashtu, u gjet e vdekur, gjysmë e dekompozuar, vajza e saj 31- vjeçare, Anisa Josifi. Ndërsa vajza tjetër, 33-vjeçarja Blerta Josifi, u gjet në gjendje mjaft të rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital.

NGJARJA

Policia e Tiranës njoftoi të enjten se mbrapa ish-Mapos në Kombinat, afër shkollës “Myslim Keta”, ka një ngjarje. Nënë e bijë janë gjetur pa jetë në banesë.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se: “Shtetasi Selman F., ka njoftuar në Komisariatin e Policisë Nr.6, se në rrugën ‘Hamdi Cenoimeri’, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës. Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen Zh.J., 54 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 31 vjeçe, ndërsa vajza tjetër B.J., rreth 33 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht, nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar. Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të Mjekësisë Ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha zyrtarisht Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.