E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TMERR!Nipi përdhunon gjyshen në Divjakë, djali i të moshuarës: Kur erdha e gjeta lakuriq
Publik News

TMERR!Nipi përdhunon gjyshen në Divjakë, djali i të moshuarës: Kur erdha e gjeta lakuriq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabjan të Divjakës.

Një banor ka denoncuar dhunën e ushtruar nga nipi ndaj gjyshes. Djali i të moshuarës ka thënë se kishte shkuar deri në qytetin e Fierit për të pritur djalin që i vinte nga Greqia.

Pasi është kthyer e ka gjetur nënën e tij të zhveshur dhe të dhunuar.

Sipas informacioneve për Fax Web, e moshuara i kishte thënë se ishte përdhunuar nga nipi me inicialet S.M., në gjendje të dehur, i cili u arrestua ditën e sotme në Lushnjë.

“Më bëri si do vetë. E lashë të më torturojë”, tha e moshuara.

Djali i të moshuarës ka rrëfyer se si e gjeti të moshuarën pasi erdhi në shtëpi.

“Vajtëm për të marrë çunin në Fier me një taksi se vinte nga Greqia. Kur erdhëm këtu pashë plakën të vrarë me gjak.

Unë e kapja kshu nga supet, ky e kishte zhveshur dhe e kishte rrahur. Kur e pyeta nënën më tha që e kishte përdhunuar. Djali ishte i dehur. Të nesërmen vajta te Kozmai dhe ai më tha të shkoja ta denoncoja”, thotë djali i të dhunuarës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.