Tmerrohet 22-vjeçari nga Tirana, denoncon në polici: Ç’më ndodhi në mes të rrugës
I tmerruar, një i ri nga Tirana ka denoncuar pranë komisariatit më të afërt në Tiranë ngjarjen e rëndë që i ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko’.
Sipas 22-vjeçarit M.S , një person i paidentifikuar ende nga policia e ka kërcënuar me armë zjarri.
Sipas dëmshisë që i riu ka dhënë në polici, agresori mbante një pistoletë në brez, ndërsa e kërcënoi për jetën.
Menjëherë policia ka nisur hetimet dhe është vënë në ndjekje të autorit për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



