E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tollona nafte për fermerët në këmbim të votës
Publik News

Tollona nafte për fermerët në këmbim të votës

Partia Demokratike e Vlorës ka dorëzuar në Prokurorinë e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Vlorë kallëzimin penal drejtuar Agjencisë Rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve, konkretisht për përgjegjësin e sektorit të drejtorisë Rajonale të Extensionit Bujqësor, Fejzi Nezha.

PD njofton se Nezha, si drejtues i sektorit dhe punonjës të tjerë të Agjencisë Rajonale të Bujqësisë, ditën e sotme kanë shpërndarë tollona karburanti tek fermerët.

Njoftimi i plotë:

Partia Demokratike dega Vlorë ka dorëzuar pranë organit të Prokurorisë së shkallës së parë të rrethit gjyqësor Vlorë kallezimin penal drejtuar Agjencisë Rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve, konkretisht për përgjegjësin e sektorit të drejtorisë Rajonale të Extensionit Bujqësor, Fejzi Nezha.

Kallëzimi ka ardhur pasi sipas Partisë Demokratike, ky i fundit ditën e sotme ( 24 prill 2021, heshtje zgjedhore) ka kryer veprën penale të Shpërdorimit “Korrupsion aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328\a. Nezha, si drejtues i sektorit dhe punonjës të tjerë të Agjensise Rajonale të Bujqësisë, ditën e sotme kanë shpërndarë tollona karburanti tek fermerët.

Partia Demokratike e Vlorës e ka shoqëruar kallëzimin në Prokurori me fakte, pamje filmike të cilat vërtetojnë pretendimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.