E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tom Doshi rrezikon mandatin e Ilir Beqajt në Shkodër
Publik News

Tom Doshi rrezikon mandatin e Ilir Beqajt në Shkodër

Po shkon drejt fundit, procesi i numërimit në KZAZ-në e qytetit të Shkodrës ku kanë mbetur edhe shumë pak fletë pa u numëruar.

Deri më tani Partia Demokratike kryeson me 5 mandate, ndjekur nga socialistët me 3 mandate. Surpriza në këtë qark është partia e Tom Doshit, PSD e cila nga votat e deritanishme ka arritur të sigurojë 2 mandate, ndërsa LSI 1 mandat.

Sipas përllogaritjes për mandate, deri tani Ilir Beqaj, i renditur i katërti në listën e socialistëve nuk arrin të vijë në Kuvend në parlamentin e ardhshëm.

Megjithatë, me formulën e re të llogaritjes, nëse ai arrin të thyejë herësin duke marrë numrin e nevojshëm të votave, ai do arrijë të kalojë kandidatët me më pak vota dhe të futet në Kuvend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.