E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tom Doshi uron Edi Ramën për Timonin: Iku kanceri Ilir Meta
Lajme

Tom Doshi uron Edi Ramën për Timonin: Iku kanceri Ilir Meta

Ashtu siç pritej Tom Doshi u shpreh i kënaqur për ndarjen e Edi Ramës me Ilir Metën, të cilin e quajti”kancer” për qeverinë.

“Fat i madh që PS arriti të fitojë qeverisjen vetëm. Unë i kam thënë Edi Ramës që nuk ka qenë kryeministër, me atë kancer që ka pas, me Ilir Metën dhe me gjithë ato parti që i kërkonin drejtori. Unë nuk I kërkoj asgjë Edi Ramës vetëm të bëjmë këto premtime që i kam dhënë Shkodrës”

Tom Doshi arriti që ta bëjë PSD-në parti të tretë në Shkodër, duke ia kaluar edhe LSI me të cilën ka një sfidë personale. Në konferencën për shtyp pas shpalljes së rezultatit, deputeti i Shkodrës u duk se do t’i bashkohet në votime Partisë Socialiste nëse merr mbështetje nga Edi Rama për akcizën e duhanit dhe për ujësjellësin e Shkodrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.