Tomi i AKEPIT i jep 200 milionë me paracaktim Grigor Jotit
Tomi Frashëri pas një tenderi të pak ditëve më parë në të cilin “gostiti” me 180 milionë lekë një ish-vartës të VODAFONE tashmë Tomi i AKEPIT “i falet” Grigor Jotit të INFOSOFT.

Rezulton se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i drejtuar nga “Jepi Tomi”, ka organizuar një tender të ri me objekt “Shpenzime për mirëmbajtje dhe operim i bazës së të dhënave të centralizuar të portabilitetit të numrit (CRDB)” që mban numrin e referencës REF-74618-07-10-2023.

Fondi limit i tij është caktuar në shifrën 16,438,652 lekë të reja pa TVSH ose rreth 200 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Le të shohim dokumentet e kësaj procedure. Shikohet se janë kualifikuar vetëm dy pjesëmarrës me oferta thuajse identike.

Diferenca mes tyre është vetëm 2 milionë lekë të vjetra gjë që lind dyshime të forta se kemi të bëjmë me një marrëveshje mes palëve. Siç dihet në rastet kur diferencat janë minimale e të afërta mes firmave ofruese, ka dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar që në fillim.

Përfundimisht fitues është shpallur INFOSOFT SYSTEMS e Grigor Jotit për ofertën 16,200,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 194 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Nëse krahasojmë këtë vlerë fituese me fondin limit të tenderit shikohet se oferta fituese është sa 99% e tij, duke ngjallur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një fitues të ditur që para se të fillonte tenderi.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



