E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tomini: Nuk ka raste të muatcionit të COVID me vend
Lajme

Tomini: Nuk ka raste të muatcionit të COVID me vend

Para pak momentesh ka dalë me një komunikim për mediat shefja e survejancës dhe shërbimit të inteligjencës epidemike në ISHP, Eugena Tomini. Ajo ka deklaruar se në vendin tonë me anë të mostrave të marra, nuk janë regjistruar raste të muatcionit të COVID.

Gjithashtu Tomini ka thënë se në vendin tonë nuk ka pasur as raste të dyshuara për variantin e ri të COVID19. Kujtojmë se ky varianti i ri i Koronavirusit është përhapur me shpejtësi në shumë vende të Europës.




“Diagnoza laboratorike kryhet në ISHP, dhe është një diagnozë molekulare, pcr që jemi mësuar tashmë dhe nëse përcaktohet një genome ndryshe nga genoma përcaktuese nëpërmjet testit të PCR për Covid-19 mostra e dyshimtë çohet në laboratorin e referencës në Berlin dhe Londër, ndaj themi që deri në këto momente nuk kemi diagnostikuar asnjë genome ndryshe dhe themi se nuk kemi dedektuar asnjë rast të ri të mutacionit të Covid-19. Është një situatë e qëndrueshme të gjithë trendit të Covid në vend, parashikojmë që në javët e para të Janarit të vazhdojmë me të njëjtën qëndrueshmëri vetëm se duhet të respektojmë masat e distancimit”,- është shprehur Tomini.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.