Tomor Alizoti është caktuar drejtues politik i PD për Qarkun e Beratit.
Në ditët në vijim pritet që të zyrtarizohen dhe drejtuesit politikë për qarqet Tiranë, Gjirokastër dhe Kukës.
Më herët janë shpallur drejtuesit politikë të këtyre qarqeve:
Gazment Bardhi, drejtues i Elbasanit.
Enkelejd Alibeaj, drejtues i Fierit.
Helidon Bushati, drejtues i Shkodrës.
Edi Paloka, drejtues i Durrësit.
Bujar Leskaj, drejtues i Vlorës.
Mark Marku, drejtues i Lezhës.
Edmond Spaho, drejtues i Korçës.
Xhelal Mziu, drejtues i qarkut Dibër.



