“Top Channel manipuloi intervistën”, Eni Vasili flet pas deklaratës së Xhisielës
Xhisiela Maloku u shpreh në emisionin Opinion të Blendi Fevziut se intervista e dhënë për emisionin e Eni Vasilit në Top Channel është manipuluar.
Gazetarja Eni Vasili hodhi poshtë deklaratat e Xhisielës.
Vasili tha:
Unë jam përpjekur të bëj një intervistë profesionale dhe të bëja pyetje që nuk ju bënë nga asnjë media. Vetëm nëpërmjet të vërtetës Xhisiela shpëtohet. Unë dëshmoj që gjithçka u transmetua është e pamanipuluar”
Ajo shtoi:
Ishte intervistë e papërgatitur. Më vonë na ka marrë në telefon dhe na ka thënë që të tërhiqnim intervistën. Me këtë intervistë publiku do të kuptojë shumë gjëra. Unë i kam thënë në mbyllje të intervistës që për çdo gjë që ka nevojë, numrin tim të telefonit e ka”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



