Top Channel shkarkon Klodian Tomorrin,një nga gazetarët më profesionistë në këtë tv
Gazetari Klodian Tomorri nuk do të jetë më gazetar në televizionin Top Channel si pasojë e përplasjeve të vazhdueshme mes Ben Blushit dhe Çim Pekës.
Në këtë kohë të vështira kur Shqipëria po lufton me coronavirusin njerëzit e medias kanë një tjetër luftë, atë me njëri-tjetrin dhe sigurisht në mes janë paratë. Top Channel me drejtor Ben Blushin akuzon Syrin e Çim Pekës se financohet nga milionat e familjes Berisha ndërsa Peka akuzon Blushin për gjobvënie dhe interesa okulte.
Gazetari i TCH Klodian Tomorri që është ndërkaq anëtar bordi te Syri, u bë sot “kokë turku” i kësaj “beteje” pasi me urdhër të Ben Blushit është shkarkuar nga detyra edhe pse është ndër gazetarët më të mirë të ekonomisë në vend, shkruan newsbomb.al.
Për largimin e gazetarit Klodian Tomorri nga TCH me urdhër të drejtorit Ben Blushi ka reaguar dhe gazetarja e kronikës Klodiana Lala, e cila tregon se nga afër nuk e ka njohur Tomorrin, por përmes profesionalizmit të lajmeve të tij.
“Klodian Tomorrin se kam takuar kurre nga afer. Por ama e kam njohur permes lajmeve, brilante sigurisht. Nuk i di arsyet e largimit te tij nga puna, por fakti qe eshte ndermarre nje veprim ndaj nje gazetari ne kete moment, me ngjan si thike pas shpine. Kur nje gazetar largohet nga nje tv te jeni te sigurt nuk humbet ai, por televizioni. E dini ate shprehjen: nje bie mijera ngrihen. Nga Klodiani do informohem edhe nepermjet statuseve te tij ne fb”, shkruan gazetarja Klodiana Lala.
Kjo përplasje nuk është e re. Emrat e përmendur vazhdimisht kanë patur shkrime e kundërshkrime për njëri-tjetrin por këtë herë mesa duket kanë zgjedhur momentin e gabuar pasi Shqipëria po përballet me viktimat e para të coronavirusit dhe ndoshta do ishte më profesionale të shkruanin për situatën që po kalon vendi sesa për mëritë e inatet e njëri-tjetrit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



