E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Topalli: Basha ia ka shkruar historinë vetës, Rama është shumë komod për të marrë mandatin e tretë
Publik News

Topalli: Basha ia ka shkruar historinë vetës, Rama është shumë komod për të marrë mandatin e tretë

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka deklaruar se partitë politike sot janë të korruptuara, ndryshe nga 15 vite më parë.

E ftuar në emisionin “Përballë” ajo foli edhe për opozitën dhe Partinë Demokratike, ku akuzoi Lulzim Bashën se e ka bërë Ramën të jetë në pozicion mjaft komod për mandatin e tretë.

“Para 15 viteve nuk kanë qenë të korruptuara partitë politike siç janë sot. Kishte agjenda politike që nuk ishin të përkthyera në agjenda ekonomike dhe nuk kishim arritur në privatizim të forcave politike. Sot kemi agjendë ekonomike të lidershipeve të forcave politike. Nuk flitet më për kartë morale, për mision, për përfaqësim realist. Mua nuk ka mundur asnjë të më përfshijë në ndonjë lloj biznesi. Kam qenë pro ndarjes së politikës nga biznesi.

Lulzim Basha ia ka shkruar historinë vetës vet. Pasi ke ikur nga parlamenti, ke dorëzuar bashkinë ke pak gjasa të marrësh qeverinë. Edi Rama është shumë komod me këtë opozitë që ka përballë. Nëse do kishte një PD të konsoliduar Edi Rama nuk do të merrte ndoshta as një mandat të dytë”, tha Topalli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.