E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Topalli emocionohet gjatë takimit në Selanik: Jeni heronj të heshtur…
Lajme

Topalli emocionohet gjatë takimit në Selanik: Jeni heronj të heshtur…

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli ka mbajtur fjalën e saj në takimin me emigrantët në Selanik. Gjatë fjalimit, ku u shfaq e emocionuar, Topalli u shpreh se ata që kanë kaluar malin dhye kanë emigruar 30 vite më parë janë heronj të kohëve moderne.

Më tej, Topalli u bëri thirrje atyre shqiptarëve jahstë vendit që nuk kanë mundur të regjistrohen, të vinë më 11 maj në Shqipëri për të votuar, gjë të cilën e quaji një sakrificq të madhe për vendin.

Topalli tha se shqiptarët jashtë vendit janë një fuqi elektorale e jashtëzakonshme.

“Kushdo që 30 vite më parë ka kaluar malin, nuk është një emigrant, është një hero i heshtur i kohëve moderne. Sot këtu kam takuar nga e gjithë Shqipëria. Nëse nuk keni pasur mundësi për të votuar ejani një ditë për Shqipërinë. Një sakrificë të madhe siç keni bërë për familjen tuaj. E di që më 11 maj do merrni rrugën dhe do vini.

Fuqia e shqiptarëve jashtë kufijve është një fuqi elektorale e jashtëzakonshme. E vetmja që mund të bëjë një ndryshim elektoral. Në 10 vite të largohen 1 milion, nuk është thjesht emigracion. Është dëbim për të përjetësuar pushtetin. Më 11 maj jeni fuqia e ndryshimit”, tha Topalli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.