E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Toyota Auris’/ “E vërteta vonon, por nuk harron”, Balla: E fitova betejën time juridike
Lajme

‘Toyota Auris’/ “E vërteta vonon, por nuk harron”, Balla: E fitova betejën time juridike

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla teksa u ndal te çështja e ‘Toyota Auris’ tha se ai e kishte fituar betejën e tij juridike për akuzat që bëri ndaj tij kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

“Po merr goditjen e duhur, pasi nëse Basha para 3-4 vitesh akuzonte me të njëjtën mënyrë siç bënte dhe babai i tij politik Berisha. Sot jemi në kushtet kur Basha duhet të paguajë kostot e kësaj politike. Jam shumë krenar para të gjithë atyre që më kanë besuar, që një akuza e pavërtetë që Basha adresoi drejt meje me arsyeje se unë po qeshja më shumë me 7X7 bëjnë 42. Tani mendoj se zoti Basha ka gjithë kohën e mjaftueshme në dispozicion që t’iu përgjigjet prokurorëve belgë dhe shqiptarë. Një njeri që kishte aq shumë informacion, të shkojë ti japë informacion autoriteteve belge dhe shqiptare. Gënjeshtra e Lulit ishte gënjeshtër, dhe me apo pa dijeni, shkatërroi operacionin. Unë kam fituar një betejë gjyqësore, juridike dhe jam krenar. Tani se ca bën zoti Basha me pëllumbat që lëshon herë pas here, e di vetë. Ka një shprehje, ‘çdo të mbjellësh do të korrësh’, dhe Luli do të mbjellë ato që korri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.