E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trafik i rënduar  nga aksidenti në aksin Rrogozhinë-Lushnje
Lajme

Trafik i rënduar nga aksidenti në aksin Rrogozhinë-Lushnje

Një aksident është regjistruar këtë pasdite në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje.

Mësohet se një mjet i OSHEE-së është përplasur me një automjet privat.

Nga informacionet paraprake, raportohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe kaos në rrugë. Trafiku i makinave ka zgjatur për rreth 30 minuta.

Në vendngjarje pritet të mbërrijë policia, e cila do të bëjë vlerësimin e dëmeve dhe do të rikthejë në normalitet qarkullimin e mjeteve.

Mjetet që po nisen drejt Rrogozhinës, apo jugut sugjerohen të nisen më vonë për të shmangur dhe reduktuar trafikun

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.