E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trafikonin drogën nga Shqipëria drejt Romës e Palermos, në pranga 7 persona
Lajme

Trafikonin drogën nga Shqipëria drejt Romës e Palermos, në pranga 7 persona

7 shtetas shqiptarë dhe italianë kanë rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzë për trafik droge.

Ata u arrestuan pas disa muajsh hetim nga prokuroria dhe policia italiane, përmes videove të survejimit dhe përgjimeve ambientale që vepronin kryesisht në provincën e Raguzës.

Shqiptarët dhe italianët trafikonin hashash, marijuanë dhe kokainë. Grupi kriminal furnizohej me drogë nga Roma, Palermo, Katania dhe nga territori shqiptar, shkruajnë mediat italiane.

Pas arrestimit u sekuestrua 2.6 kilogramë kokainë, pastërtia e së cilës rezultoi në masën 80%, 77 kilogram marijuanë dhe 50 kilogramë hashash. Të gjithë të arrestuarit janë lënë në arrest me burg.

Droga e sekuestruar, përveç sasive të negociuara me marrëveshje telefonike, do të kishte sjellë fitime të konsiderueshme, të vlerësuara në rreth 1 milion euro, veçanërisht për drogën e llojit kokainë, e cila, pasi të pritej, do të arrinte në sasi më të mëdha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.