E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trafikonin drogë nga Shqipëria në Greqi, shkatërrohet banda
Lajme

Trafikonin drogë nga Shqipëria në Greqi, shkatërrohet banda

Një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Greqi është shkatërruar nga policia greke, pas disa muajsh hetime.

Janë arrestuar 12 persona, 11 prej të cilëve grek dhe 1 shqiptar.

Sipas mediave greke njëri prej të arrestuarve është oficer policie, 32 vjeç.

Kjo organizatë kriminale importonte lëndë narkotike nga vendi ynë drejt Greqisë. Më pas droga shpërndahej në Selanik, Kostur dhe Kozan. Oficeri i policisë informonte anëtarët e organizatës kriminale duke i vënë në dijeni për lëvizjet policore në vendet ku ata shpërndanin kanabisin.

Gjatë operacionit të policisë greke, u sekuestruan 9.7 kg kanabis, 506 gram kokainë, 3 peshore elektronike, 8995 Euro, 20 celularë dhe një pistoletë.

Në të njëjtën dosje hetimore, përfshihen edhe 100 persona, 96 burra dhe 4 gra, si përdorues të lëndëve narkotike që i kanë blerë nga kjo organizatë kriminale.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.