Trafikonte armë zjarri në kryeqytet, arrestohet bashkë me dy furnitorët
Policia e Tiranës njoftoi se ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për një 31-vjeçar që trafikonte armë zjarri në kryeqytet. Gjithashtu ndaloi edhe dy persona të tjerë, furnizorët e tij, që ia siguronin armët, 31-vjeçarit. Në tërësi u sekuestruan: një pistoletë, një kallashnikov dhe sasi municioni luftarak.
Policia e Tiranës njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë Tiranë, në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, me metoda speciale të hetimit ka dërguar në burg, R. C, 31 vjeç, banues në Tiranë. Po ashtu, ndaloi edhe A.Sh, 24 vjeç dhe M.B, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se A.Sh dhe M.B, siguronin armë zjarri të cilat ia shisnin shtetasit R. C., dhe më pas ky i fundit i shiste tek persona të tjerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



