E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedi në Bulqizë/ Vdes një fëmijë, plagoset një tjetër
Lajme

Tragjedi në Bulqizë/ Vdes një fëmijë, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë.

Dy fëmijë që po luanin me një granatë janë plagosur.

Fatkeqësisht për shkak të plagëve të marra, njëri nga fëmijët ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Fëmija tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Tragjedia ka ndodhur në fshatin Kokërdhakë në Fushë Bulqizë.

Ngjarja ka  dodhur  në fshatin Kokërdhat të Fushë-Bulqizës, ku sipas News24 dy fëmijët kanë qenë duke luajtur me një granatë, e cila i ka shpërthyer në dorë

Për momentin nuk dihet ende gjendja e fëmijës të plagosur, ndërsa mësohet se është dërguar me urgjencë në spital.

Njoftimi i polcisë:

Bulqizë

Informacion paraprak

Në fshatin Koçaj- Fushë Bulqizë, dy fëmijë të mitur (motër dhe vëlla, 9 dhe 11 vjeç) kanë gjetur një granatë në një përrua , të cilët duke luajtur dyshohet granata ka plasur ku për pasojë i mituri 11-vjeçar ka humbur jetën ndërsa e motra është transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.