Tragjedi në burgun 313, ndërrojnë jetë dy efektivë policie
Dy efektivë policie kanë humbur jetën brenda ambienteve të paraburgimit 313 në Tiranë, në një interval të shkurtër kohor, duke tronditur institucionin dhe opinionin publik.
Sipas burimeve paraprake, viktimat janë identifikuar si 62-vjeçari Zog Muhametaj dhe Pëllumb Vrana, ky i fundit me detyrë teknik i sistemit të kamerave të sigurisë në institucionin e paraburgimit.
Të dhënat e para tregojnë se të dy punonjësit e policisë kanë ndërruar jetë si pasojë e problemeve të papritura shëndetësore, konkretisht nga atak kardiak. Ngjarja ka ndodhur në rrethana që aktualisht po verifikohen nga autoritetet përkatëse, ndërsa pritet një sqarim më i detajuar mbi situatën.
Humbja e dy punonjësve brenda të njëjtit institucion dhe në një kohë kaq të afërt ka ngritur shqetësime mbi kushtet dhe ngarkesën në sistemin penitenciar, ndërkohë që hetimet vijojnë për të hedhur dritë të plotë mbi ngjarjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



