E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TRAGJEDI NE BALLSH/BURRI ther me thikë  GRUAN DHE KUNATËN
Lajme

TRAGJEDI NE BALLSH/BURRI ther me thikë GRUAN DHE KUNATËN

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Ballshit.

33-vjeçari Gazmir Musta ka therur me thikë gruan e tij 31-vjeçare.

Po ashtu në banesë ka qenë dhe motra e gruas 18-vjeçare, Merisa Caushaj, e cila po ashtu është qëlluar për vdekje nga Caushaj.Në banesë në momentin e krimit mësohet se kanë qenë dhe dy fëmijët e mitur të çiftit.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër Informacion paraprak

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.M, 34 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.