E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedi në Kosovë, 4 persona vdesin në një aksident
Publik News

Tragjedi në Kosovë, 4 persona vdesin në një aksident

persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në Ferizaj. Lajmin e ka konfirmuar, drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri.

Detaje për motivin e krimit të rëndë, autori në arrati Ajo ka thënë se në mesin e viktimave është edhe një 12 vjeçare. ‘4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në fshatin Koshare. Viktimat janë sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ne Prizren. Edhe policia është në Emergjencë dhe po merr informacione. Në mesin e viktimave është edhe një vajzë 12 vjeçare. Ndërsa, një vajzë e intubuar është nisur për trajtim në Prishtinë’, ka deklaruar ajo.

Aksidenti ka ndodhur pas përplasjes mes dy makinave, një veture Audi dhe një Golfi 2. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai ka deklaruar se aksidenti është mjaftë i rëndë dhe ka të vdekur, por për detaje shtesë do të prononcohen sapo t’i marrin informacionet nga terreni./Express/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.