Tragjedia në Maliq, Bashkia merr vendimin e menjëhershëm
Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin, ku si pasojë e zjarrit në një banesë humbën jetën Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeçar, Luka. Ndërkohë, vajza e vogël 6-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën në QSUT.
“Një ngjarje tronditëse që na kujton sa e brishtë është jeta. Bashkia e Maliqit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe është pranë tyre në këto momente të dhimbshme,” shkroi Topçiu në një reagim publik.
Ai konfirmoi gjithashtu se Bashkia do të mbulojë të gjitha shpenzimet që lidhen me këtë tragjedi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në bllokun nr. 3 të qytetit, ku për shkak të flakëve dhe tymit, nëna dhe dy fëmijët u asfiksuan. Merjeme Azizllari humbi jetën në vend, ndërsa djali i saj ndërroi jetë më pas në spital. Vajza 6-vjeçare mbetet në gjendje të rëndë, me djegie të shumta në trup.
Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, ndërsa hetimet nga policia dhe shërbimi zjarrfikës vijojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



