E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedia në Shkodër/ Lëvizjet e fundit të nënës dhe tre fëmijëve u fiksuan nga kamerat e një biznesi
Lajme

Tragjedia në Shkodër/ Lëvizjet e fundit të nënës dhe tre fëmijëve u fiksuan nga kamerat e një biznesi

Kamerat e sigurisë së një biznesi kanë filmuar 39-vjeçaren dhe fëmijët e mitur pasditen e 2 Majit, ndërkohë ende nuk dihet sa ishte ora  kur nëna ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit, dyshohet pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, 31-vjeçari Erdgys Arrazi.

Ngjarja që tronditi vendin dyshohet se ka ndodhur në mbrëmje, ndërsa Erdgys Arrazi ka denoncuar ngjarjen të nesërmen (3 Maj).

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, se si nëna së bashku me fëmijët e moshës 9, 8 dhe 4 vjeç (dy vajzat dhe djali) kanë shkuar deri tek Ura e lumit Bunë dhe janë hedhur në ujë.

Fillimisht Alma Arrazi dhe të miturit u shpallën të zhdukur, por gjetja rastësisht e trupit të 9-vjeçares mbrëmjen e së shtunës (4 Maj) nga një peshkatar brenda në ujë çoi në zbulimin e të vërtetës shokuese. Prej dy ditësh palombarët e RENEA-s po kërkojnë për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, ndërsa i janë bashkuar edhe forcat e ushtrisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.