Tragjedia në spitalin e Tetovës, Rama: Ngushëllimet më të thella familjarëve!
Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Tetovë ku u shkrumbua spitali anti covid dhe mori jetë 16 shtetas.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimët për humbjen e jetëve në spitalin e Tetovës.
Duke e quajtur një tragjedi atë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, Rama shkruan se u përcjell një përqafim vëllazëror komunitetit tetovar dhe të gjithë popullit Maqedonas të Veriut.
POSTIMI:
MIRËMËNGJES dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



