E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjike  , humb jetën në aksident kameramani i “STOP”
Lajme

Tragjike , humb jetën në aksident kameramani i “STOP”

Një aksident tragjik, mbrëmjen e djeshme, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare, Gerti Hoxha, një prej operatorëve më kurajozë të emisionit investigativ “Stop”.

Lajmin e hidhur e ka ndarë në rrjetet sociale bashkëshortja e tij, e cila me zemër të thyer tregon për largimin nga jeta të parakohshëm të Gerti Hoxhës.

“Me hidhërove shpirtin, më ke keputur zemer, s’mund ta besoj që më le të vetme mua dhe gocat, është e padrejtë.

Me hidhërim të thellë lajmëroj miqtë, të afërmit që Gerti ka ndërruar jetë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

E trishtë, humb jetën në aksident kameramani i “STOP”

Baba i dy fëmijëve, Gerti Hoxha punoi prej më shumë se 20 vjetësh në media si Top Channel dhe Tv Klan.

Ai ishte mjeshtër i kameras, i talentuar dhe i përkushtuar ndaj punës së tij.

Hoxha ka punuar si kameraman në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel dhe në emisionin “Stop” në Tv Klan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.