Tragjike! I moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe humb jetën
Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të mërkurë në zonën e Bushtricës, ku një burrë rreth moshës 60–65 vjeç ka humbur jetën në rrethana të rënda.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës, duke ndërruar jetë në vend, mbi trasenë e rrugës që kalon poshtë urës.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e viktimës.
Trupi i pajetë është transportuar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e saktë të kësaj ngjarjeje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



