E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjike në Has, fëmija 10 vjeçar humb jetën duke luajtur në oborrin e shkollës, e zë porta e fushës së futbollit
Lajme

Tragjike në Has, fëmija 10 vjeçar humb jetën duke luajtur në oborrin e shkollës, e zë porta e fushës së futbollit

Një fëmijë 10 vjeçar raportohet se ka humbur jetën pasditen e sotme në qytetin e Hasit, në Kukës.

Sipas informacioneve paraprake, 10 vjeçari ka qenë duke luajtur me bashkëmoshatarët e tij në oborrin e shkollës, kur një nga portat e fushës së futbollit e ka zënë sipër. I mituri, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, është dërguar me urgjencë në spital por fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe shkaqet që çuan në vdekjen e të miturit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.