E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjike, vdes punëtori në Greqi
Lajme

Tragjike, vdes punëtori në Greqi

Një shqiptar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike ditën e djeshme në Greqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Volos, ku në fabrikën ku punonte 45-vjeçari shqiptari ndodhi një shpërthim i madh.

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se shqiptari dhe dy të tjerë, ishin duke salduar, kur ndodhi një shpërthim gazi, dhe e gjithë ndërtesa u përshi në flakë.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie si dhe zjarrfikëset, por ata nuk mundën dot të shpëtonin 45-vjeçarin, i cili gjeti vdekjen për shkak të asfiksisë nga tymi.

Deri tani nuk është bërë me dije identiteti i shqiptarit, ndërsa raportohet se ai ishte babi e tre fëmijëve.

Dy punonjësit e tjerë, mundën të dilnin nga godina pa lëndime, kurse vetëm pas 3 orësh u bë i mundur vënia nën kontroll i flakëve nga zjarrfikëset.

Lidhur me shpërthimin, policia greke ka nisur hetimet.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.