Trashigimia jonë nën kërcënimin e plaçkitësve që po bëjnë kërdinë në zonat arkeologjike
Këta gjuetarë të paligjshëm vazhdojnë ekspeditat e tyre vjedhacake pa u ndëshkuar , ky është një shqetësim i arkeologëve për vjedhjen e trashëgimisë së paçmuar kombëtare që ushqen tregun e zi global. Qeveria thotë se po punon për masat që duhen marrë për mbrojtjen dhe rezervimin e zonave ku gjuajnë plaçkitësit, por deri tani pa rezultat, ndonëse lëvizja e artefakteve arkeologjike përbën vepër penale, si në shumicën e vendeve.
Tani i mbuluar nga bimësia e harlisur, rajoni pranë Korçës së stome dikur ka qenë vendi i qytetit Hija e Korbit. Shtrirë përballë një kodre, zona është batërdisur vitet e fundit nga plaçkitësit me lopata e ekskavatorë në kërkim të metaleve të rralla dhe artefakteve sendeve që mund të jen në ar ose argjend. Zona fitoi famë në vite ’80 kur u zbuluan mbi 600 monedha argjendi, përfshirë disa të vjetra që nga koha e Aleksandrit të Madh. Problemi është veçanërisht shqetësues në Hijen e Korbit, një qytet i rëndësishëm arkeologjik që ende nuk është eksploruar nga arkeologët.
Por studiuesit janë të sigurt se disa nga artefaktet kanë rënë në duart e trafikuesve ndërkombëtarë dhe u janë shitur në ankande muzeve dhe koleksionuesve të huaj dhe qeveria vazhdon me moton ‘një sy qorr një vesh shurdh”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



