E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tre  në pranga në Rinas
Lajme

Tre në pranga në Rinas

“Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, duke përdorur edhe bazën logjistike bashkëkohore për evidentimin e rasteve të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”, shtetasit:

-I. K., 21 vjeç, mbajtës i pasaportës italiane, i cili udhëtonte me linjën ajrore me itinerar Itali-Rinas. Pas verifikimit në laborator pasaporta italiane dhe karta e identitetit italiane rezultuan të falsifikuara. Nga kontrolli në vijën e dytë iu gjet e fshehur në çantën e tij edhe pasaporta shqiptare me të dhënat e tij.

-A. A., 26 vjeç, mbajtës i pasaportës siriane, i cili ka paraqitur pasaportën siriane dhe biletë me destinacion Gjermaninë. Nisur nga dyshimet në shkrimin e vizës dhe elementet e sigurisë së vizës gjermane, janë krijuar dyshime se viza mund të ishte e falsifikuar. Pas kontrollit të detajuar rezultoi se viza ishte e falsifikuar.

Njëkohësisht, u bë i mundur dokumentimi dhe ndalimi i shtetases M. B., 22 vjeçe në dalje të Republikës së Shqipërisë, në vijim të hetimeve për ngjarjen e datës 23.08.2020, ku shtetasja shqiptare S. D. ka udhëtuar nga Italia në drejtim të Anglisë, e cila është kapur nga autoritetet angleze me dokumente të falsifikuara, kartë identiteti italiane dhe kartë shëndeti me të dhënat dhe gjeneralitetet e shtetases M. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.