E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tre punonjës policie të prekur nga COVID-19
Publik News

Tre punonjës policie të prekur nga COVID-19

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar dy  raste të reja me koronavirus në Korçë, ndërsa në total numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 146.

Mësohet se një nga personat e infektuar në Korçë është një polic, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Polici ka pasur histori udhëtimi me një nga vendet e prekura nga Covid-19, por fatmirësisht asnjë familjar i tij nuk ka shfaqur shenja deri tani, madje gruaja e tij ka rezultuar negative në testin e parë.

Dy punonjës të Drejtorisë së Policisë së qarkut Durrës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Teksa njëri prej tyre, me detyrë shef i burimeve njerëzore është dërguar në Tiranë, punonjësja tjetër ka rezultuar e infektuar, përmes skanerit, i cili sipas burimeve spitalore ka rezultuar tipik për Covid-19. Gjithsesi, për të pritet edhe përgjigjja e tamponit.

Top Channel mëson se aktualisht, gjendja e pacientes nuk është e mirë. Bëhet me dijeni se që të dy ndajnë një zyrë të përbashkët, në Drejtorinë e Policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.