E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tre raunde pa kandidatë/ Enkelejd Alibeaj: Pranuan marrëveshjen me zë dhe figurë, por Rama u tërhoq!
Lajme

Tre raunde pa kandidatë/ Enkelejd Alibeaj: Pranuan marrëveshjen me zë dhe figurë, por Rama u tërhoq!

Humbëm rastin për një president mbi palët

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi pas seancës së sotme parlamentare se me ezaurimin e tre raundeve të para pa kandidatë humbën rastin për një predident mbi palët.

“Në momentin kur ne afruam rregulla që u pranuan me zë dhe figurë nga ana e Ramës ndodhi ajo që di të bëjë gjithmonë, të tërhiqet. Në këtë proces e dimë qartë që për shkak të ndryshimeve të vitit 2008 presidenti zgjidhet me 71 vota në raundin e katërt dhe pestë.

 Është detyrë e opozitës për të mos zgjedhur një president të njëanshëm. Për një president mbi palët nuk duhet të ishte as i njërës dhe as i tjetrës. Ajo që Rama ka thënë gjithmonë e bëri dhe kësaj radhe. Humbëm një rast për t’i dhënë shqiptarëve një institucion që do të kishte legjitimitetin e palëve”, tha Alibeaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.