E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tre shtete nisin punën për krijimin e një aeroplani luftarak të gjeneratës së re
Publik News

Tre shtete nisin punën për krijimin e një aeroplani luftarak të gjeneratës së re

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Britania do të bashkëpunojë me Italinë dhe Japoninë për të ndërtuar një aeroplan luftarak të gjeneratës së re.

Sunak ka thënë se partneriteti në mbrojtje do të garantojë që Britania dhe aleatët të jenë “një hap përpara atyre që synojnë të na dëmtojnë”.

Qeveria britanike synon që modeli i ri të mund të përdoret deri më 2035 dhe të shërbejë si pasardhës i modelit RAF Typhoon.

Ambiciet e Britanisë janë për krijim të një aeroplani të shpejtë – më të shpejtë sesa shpejtësia e zërit – dhe që ai të ketë sensorë të avancuar dhe inteligjencë artificiale, për t’i ndihmuar pilotit në rast të mbingarkesës apo stresit të madh.

Modeli i ri – Tempest – pritet të ketë edhe kapacitet për të lëshuar armë hipersonike.

Modeli i ri është duke u zhvilluar pas shqetësimeve të zyrtarëve ushtarakë se Britanisë është duke iu rrezikuar dominimi ajror.

“Siguria e Mbretërisë së Bashkuar, sot dhe për gjeneratat e ardhshme, do të jetë gjithmonë me rëndësi të veçantë për këtë Qeveri”.

Autoritetet britanike kanë thënë se edhe shtetet tjera mund t’i bashkohen programit.

Franca, Gjermania dhe Spanja veçse kanë nisur të punojnë së bashku për një dizajn tjetër – ashtu sikurse Shtetet e Bashkuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.