E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tre vlonjatë në pranga për  drogë
Publik News

Tre vlonjatë në pranga për drogë

Tre persona kanë rënë në pranga ditën e sotme në Vlorë, pasi akuzohen për transport të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, arrestimi i tre personave erdhi si rezultat i finalizimit ët operacionit “Transportuesit”, ndërsa pas kontrollit në dy automjete që përdoreshin nga të arrestuarit, u gjetën 24.5 kg cannabis sativa dhe një sasi parash që dyshohet se u përfituan nga aktiviteti kriminal.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, i koduar “Transportuesit”.

Kapen në flagrancë 3 shtetas duke transportuar lëndë narkotike.

Sekuestrohen 24.5 kg cannabis sativa dhe një sasi parash të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për dy automjete të dyshuara se mund të transportonin lëndë narkotike, menjëherë organizuan punën për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave përgjegjës.

Si rezultat, në bashkëpunim me strukturat e tjera mbështetëse pranë DVP Vlorë, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Transportuesit”, në aksin rrugor pranë fshatit Karbunar, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e sekuestruara “Toyota Yaris” dhe “Fiat Punto”, Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 24.5 kg lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, 2600 euro që dyshohen se mund të jenë përfituar nga ky aktivitet kriminal, si dhe 3 aparate celular.

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

  1. D., 25 vjeç, banues në Vlorë;
  2. D., 22 vjeç, banues në Kras, Tepelenë;
  3. B., 34 vjeç, banues në Vlorë;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

9c023a8a-2626-4fdb-8853-5958835c22d5

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.