Tre vrasjet i kreu brenda 35 minutave
“Autorit i janë dashur 35 minuta për të kryer 3 vrasjet dhe plagosjet. Incidenti i parë në Astir është shënuar në orën 12:15 minuta dhe krimi i fundit është shënuar në 12:48. Edhe nëse Marjana Gurakuqi do kishte denoncuar, koha do të ishte shumë i shkurtër. Janë 5 dënime që autori i masakrës së sotme ka vuajtur por sërish nuk ka reflektuar dhe nuk është mbajtur nën vëzhgim edhe pse kishte precedent të mëparshëm penalë”, deklaroi ai.
Hutra është liruar nga burgu nga Gjykata e Shkallës së parë, dy ditë pasi Apeli e ka lënë në burg ndërsa rrethanat në të cilin është marrë ky vendim janë ende të paqarta.
“Precedentët penalë i ka nisur që në vitin 2003. Në vitin 2009 është dënuar me 16 vite burg për vrasjen e ish bashkëshortes, duke përfituar nga dënimi i shkurtuar. Dyshohet se kishte shfaqur shenja xhelozie. Martesa mes tyre ka zgjatur vetëm 8 muaj.
Mbeten të paqarta rrethanat e lirimit të tij. Ai kishte dalë nga burgu në datë 16 shkurt edhe pse ishte dënuar për dhunë në familje, pas kallëzimit të ish bashkëjetueses së tij. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e ka liruar, dy ditë pasi Apeli e ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg. Pretendohet se Dani Hutra ka pretenduar se ish bashkëjetuesja e tij ka tërhequr padinë që të fitonte lirinë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



