E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tregtarët zbarkojnë brenda në Bashkinë e Vlorës
Lajme

Tregtarët zbarkojnë brenda në Bashkinë e Vlorës

Përplasje e fortë për tregun e ri

Tregtarët e tregut industrial në qytetin bregdetar të Vlorës vijojnë prej dy ditësh protestën kundër një vendimi të Bashkisë, që parashikon ndërtimin e një tregu të ri. Shkak i përplasjes është urdhri për lirimin e hapësirës aktuale brenda një afati vetëm tre-ditor, pa u ofruar më parë një zgjidhje konkrete për zhvendosjen e përkohshme.

Sipas tregtarëve, njoftimi nga bashkia ka ardhur në mënyrë të papritur dhe pa asnjë alternativë funksionale, çka rrezikon t’i lërë pa mundësi për të siguruar të ardhura. Ata theksojnë se janë të pajisur me kontrata të rregullta me Bashkinë e Vlorës dhe se largimi i menjëhershëm përbën shkelje të marrëveshjes.

Situata u tensionua kur një grup tregtarësh hyri në ambientet e brendshme të Bashkisë së Vlorës, ku zhvilluan një debat të ashpër me nënkryetaren Irena Toshkallari. Tregtarët kërkojnë zgjidhje dhe kundërshtojnë mënyrën se si po trajtohen.

“Të gjithë kemi kontrata me bashkinë, jemi të vetëpunësuar. Nuk mund të na thoni për tre ditë ‘ikni’, sikur të mos ekzistonim. Mallin e hodhëm në det, po çfarë do çojmë në shtëpi? Nuk po kërkojmë luks, po kërkojmë bukën e gojës”, shprehen ata.

Pas takimit me përfaqësuesit e bashkisë, është arritur një dakordësi paraprake: tregtarët do të vijojnë të qëndrojnë në ambientet aktuale derisa të gjendet një hapësirë e përshtatshme për zhvendosjen e tyre, ndërkohë që paralelisht do të nisë puna për ndërtimin e tregut të ri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.