E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Treni del nga shinat në Fier
Lajme

Treni del nga shinat në Fier

Paraditen e sotme një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat në Fier.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”.

Sipas informacioneve të para dy vagonë dhe lokomotiva kanë dalë nga shinat, ndërsa treni udhëtonte drejt Durrësit.

Shkak i shkarjes se vagonave të trenit janë bërë disa traversa të cilat janë thyer, ndërsa kalonte treni.

Sipas fatorinove të trenit thyerja e tranversave te hekurudhës ka ndodhur si shkak i amortizimit nga koha e gjatë në pune dhe kushtet atmosferike.

Fatorinot kanë thënë se treni ka qenë në lëvizje kur ka ndodhur thyerja e traversave dhe ka berë një zhurmë të madhe.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.