‘Treni është nisur dhe nuk ndalet’, Meta paralajmëron mazhorancën: Mjer kush i del para!
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkruajtur dy fjali të shkurtra në rrjete sociale, por që në thelb janë një mesazh për qytetarët dhe qeverinë.
Sipas asaj që ka kohë që ligjërohet nga Presidenti, në 25 prill do të ketë ndryshim dhe rotacion. “Treni i integrimit është nisur dhe nuk ndalet as pas zgjedhjeve të 25 prillit. Mjerë kush i del para!”, shkruan Meta duke paralajmëruar qeverinë.
Kreu i Shtetit shprehet optimist se opozita do të triumfojë, dhe shpeshherë u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë të votojnë në 25 prill, duke iu siguruar se vota e tyre do të mbrohet me çdo kusht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



